HISTORIKU I SHKOLLËS PËR VITIN SHKOLLOR 2010-2011
Në fillim të vitit shkollor 2010/11 janë regjistruar nga parashkollorët deri në klasën e 9-të gjithsej 851 nxënës të sistemuar në 30 paralele, 15 niveli i parë, 13 niveli i dytë dhe 2 parafillore. Mesatarisht janë 28,36 nxënës në paralele.
Më 12 nëntor 2010 z. Arben Aliu emërohet drejtor i shkollës. Arben Aliu ka punuar si arsimtar I lëndës: Gjuhë Shqipe, në shkollën tone që nga viti 2007, kur është themeluar- hapur shkolla jonë.
Procesi mësimor është organizuar dhe zhvilluar në dy ndërresa (I 08:00 – 12:50, dhe II 13:15 – 17:15)
Në shkollën fillore nga klasa 1-5 janë 15 paralele me 433 nxënës apo 100%. Në shkollën e mesme të ulët nga klasa 6-9-të janë 13 paralele me 354 nxënës të regjistruar (M-172, F-182), janë vlerësuar 349 nxënës me sukses kalues apo 96%. Nota mesatare e klasave të fillores - klasa 1-5-të është 4,9, ndërsa e klasave të mesme të ulta, klasa 6-9 të është 3,53.
Suksesi pozitiv është më i lartë te niveli i mësimit klasor në krahasim me paralelet e mësimit lëndor.
Në bazë të notës mesatare dhe përqindjes së kalueshmërise, mund të konstatohet se kriteriumi i vlerësimit të nxësëve është më i butë të mësuesit e mësimit klasor se sa të arsimtarët e mësimit lëndor.

SUKSESET DHE AKTIVITETET NË SHKOLLËN TONË
Përveç mësimit të rregullt, brenda kushteve ekzistuese të shkollës dhe me formimin e grupeve dhe seksioneve janë zhvilluar edhe forma tjera të aktiviteteve të lira.
Me rastin e festave shtetërore dhe Ditës së shkollës me organizimin e arsimtarëve dhe nxësëve të shkollës, janë organizuar dhe shfaqur programe kulturore – artistike ne lokalet e shkollës dhe në shtëpinë e Kulturës ‘‘Hivzi Sylejmani’’. Me prezantim të suksesshëm duhet veçuar sidomos grupin Dramatik ‘‘Vitoreja’’ për nder të 28 Nëntorit Ditës së Flamurit ka përgatitur shfaqjen ‘‘Mësuesi’’, dhe për Ditën e Shkollës 02.04.2011 dramën ‘‘Mësuesi’’ e ka shfaqur në shtëpinë e Kulturës ‘‘Hivzi Sylejmani’’. Grupi letrar ‘‘17 Shkurti’’ ka mbajtur 4 orë letrare dhe ka organizuar ekspozita me punime të nxësëve Grupi i Artit figurativ, po ashtu me punimet e veta ka organizuar ekspozita me rastin e festave dhe Ditës së Shkollës : Komiteti i shkollës me të drejtat e fëmijëve (KSHMDF) pesë herë ka hapur kutinë e së vërtetës dhe po ashtu ka organizuar dhe mbajtur në lokalet e shkollës Strofën Shtëpiake, kurse mjetet e grumbulluara KSHMDF-ja ka gjelbëruar ambientin e brendshëm me pisha dhe lule të ndryshme në lokalet e shkollës.
Me datën 11 Janar 2010 kemi kompletuar kabinetin e Informatikës që ne e quajmë ‘‘Klasa Gjermane’’. Në muajin Mars ka filluar aksioni për pastrimin e mureve të klasave nga myku dhe lagështia. Në muajin Prill të këtij viti me kompanin e ujësjellësit të qytetit tonë kemi arritur pajtimin që të lëshohet uji i pijshëm për nxënësit. Po ashtu në fund të muajit mars, gjegjësisht muaji maj kemi arritur ta themelojmë bibliotekën në shkollë me ndihmën e prindërve dhe të komunitetit me vlerë 1100 euro gjegjësisht 800 lektura të reja dhe më shumë se 150 libra të përdorura të dhuruara nga nxënësit dhe prindërit.
Aktivitetet kanë zhvilluar edhe grupi muzikor (kori i shkollës), i sportit, grupi i ekologëve dhe gara të diturisë në disa lëndë mësimore në mes të klasave të ndryshme, etj.
Me 15.05.2010 është mbajtur ‘‘Festa e Abetarës’’ për nxënësit e klasëve të para për herë të parë organizimi është bërë i përbashkët nga tri klasët e para. Me 02.06.2010 është realizuar eskursioni nëpër Kosovë me nxënësit e klasës së IX.
Me 07.06.2010 është mbajtur mbrëmja e Semi Maturës për nxënësit e klasëve të IX-ta në lokalet e shkollës.
Testi i arritshmërisë për nxënësit e klasëve të IX-ta është mbajtur me 27.06.2010. Nga shkolla jonë këtij testi i janë nënshtruar 96 nxënës dhe kanë arritur 49,9% të poenave. Dy nxënës nuk kanë hyrë në test të arritshmërisë.
Në pika të shkurtëra po përshkruajmë disa aktivitete dhe suksese të shkollës sonë:
Kabineti i Informatikës ‘‘Klasa Gjermane’ rregullimi i plotë i saj’;
Hapja e Bibliotekës 900-1000 libra;
8 nxënës kanë shkuar jashtë shtetit në seminare si dhe 3 arsimtarë ;
Strofa Shtëpiake – nën organizimin e KSHMDF-së;
Është formuar Këshilli i Shkollës, janë përzgjedhur anëtarët e rinj, po edhe të rizgjedhur
Këshilli i Shkollës – ka vazhduar punën dhe ka mbajtur takimet, po ashtu edhe këshilli i nxënësve ka mbajtur takime sipas plan-programit.
Gjelbërimi i shkollës me pisha dhe lule përbrenda shkollës në muajin Prill.
Kanë vazhduar punën edhe aktivitetet ‘‘Ekologët’’, grupi letrar ‘’17 Shkurti’’, ‘‘Matematikanët e rinjë’’, grupi dramatik ‘‘Vitoreja’’.
Bashkëpunimet me USAID, kolegjin ‘‘Mehmet Akif’’
Në Zllakuqan të Klinës – Lojëra ujore 30 nxënës.
Gara të diturisë – projekt nga banka PROCREDIT në Prishtinë.
Gara në Matematikë, gara ‘‘Gjuhëtari i ri’’.
Karvani i poetëve – prezentoi vjersha, përralla, etj. për dy orë në shkollën tonë para dhjetëra nxënësve si dhe bibliotekës sonë i dhuroi dhjetra libra.
Organizimi i përbashkët i tri klasëve për kremtimin e Festës së Abetares.
Fesata e 28 Nëntorit u kremtua me dy aktivitete, njëra nga niveli i parë dhe tjetra nga niveli i dytë. Për ditën e shkollës u shfaq drama nga grupi dramatik ‘‘Një mot për shumë mot’’ si dhe minikoncert nga nxënësit e shkollës sonë.
Përgatitje Profesionale e arsimtarëve: Një numër I konsiderueshëm i arsimtarëve janë në studime (pa shkëputje nga puna), ku pritet edhe një numër I konsiderueshëm të përfshihen; Një pjesë e madhe e mësimdhënësve janë trajnuar në disa programe ,ku disa janë rrugës për tu bërë fascilitarë apo trajnerë.

Përgatitur nga drejtori i shkollës: Arbe Aliu - Ferizaj 2011