Shkolla fillore e mesme e ulët “Vezir Jashari” në Ferizaj numëron gjithsej 828 nxënës, në dy ndërresa.
Ndërresa e parë fillon në ora 08:00, ndërsa përfundon në ora 12 e 50 min. Mësimi zgjat 45 minuta. Vetëm pas orës së dytë dhe të katërt nxënësit kanë pushim të gjatë nga 10 minuta. Në këtë ndërresë kemi klasët e VI, VII, VIII, dhe të IX.
Ndërresa e dytë fillon nga ora 13:15, ndërsa përfundon në ora 17 e 15 min. Mësimi zgjat 45 minuta. Vetëm pas orës së dytë dhe të katërt nxënësit kanë pushim të gjatë nga 10 minuta. Në këtë ndërresë kemi klasët e I, II, III, IV dhe të V.
Nga ora 09 e 30 deri në ora 15 e 15 kemi 3 paralele të parafillores.
Gjatë sezonës së dimrit orari i mësimit ndryshon, ku ora e mësimit zgjat 40 minuta. Ndërrimi i parë fillon në ora 08.00, ndërsa mbaron në ora 12 e 20. Ndërrimi i dytë fillon në ora 12 e 40, ndërsa mbaron në ora 16 e 20.
Shkolla jonë numëron 30 paralele, prej tyre 15 janë nga klasa 1 deri në klasën e 5, 12 paralele janë nga klasa e 6 deri të 9, ndërsa 3 paralele janë parashkollore
Shenime rreth suksesit
Suksesi dhe disiplina e nxënësve në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2011-2012
Shkolla fillore “Vezir Jashari” numëron gjithsejt 828 nxënës. Në ciklin e ulët- niveli i parë, nga klasa I-V mësojnë 397 nxënës në 15 paralele. Nota përfundimtare e këtij cikli është 4.25. Një nxënës mbetet i panotuar për shkak të sëmundjes së rëndë që ka. Në këtë gjysmë vjetor kemi 833 mungesa të arsyeshme , të paarsyeshme 191. Poashtu kemi 3 paralele me 82 parashkollorë. Në ciklin e lartë kemi 348 nxënës që vijojnë mësimin nga klasa VI – IX në 12 paralele. Nota mesatare e këtij niveli është 3.02 Në këtë gjysmë vjetor kemi 635 mungesa të arsyeshme, ndërsa të paarsyeshme kemi 517. Sa i përket disiplinës – në gjysmëvjetorin e dytë kemi transferuar një nxënës nga paralelja e tij në një paralele tjetër.
Një krahasim të suksesit të gjysmëvjetorit të parë të vitit të shkuar dhe këtij viti
Nëse bëjmë krahasimin e suksesit të gjysmëvjetorit të parë dhe atij të dytë mund të japim këto të dhëna: Nga klasa 1- 5
Gjysmëvjetorin e parë 2010-2011
Nr i nxënsëve dhe %
Gjysmëvjetorin e parë 2011-2012
Nr. i nxënësve dhe %
Sa nxënës me notën 5
278 nx. 64%
Sa nxënës me notën 5
243 nx. 61.20%
Sa nxënës me notën 4
94 22%
Sa nxënës me notën 4
68 17.12%
Sa nxënës me notën 3
42 10%
Sa nxënës me notën 3
55 13.85%
Sa nxënës me notën 2
11 2%
Sa nxënës me notën 2
12 3%
Sa nxënës me notën 1
10 2%
Sa nxënës me notën 1
18 4.53%
Nota mesatare
4.4
Nota mesatare
4.25
Nga klasa VI - IX
Gjysmëvjetorin e parë 2010-2011
Nr i nxënsëve dhe %
Gjysmëvjetorin e dytë 2011-2012
Nr. i nxënësve dhe %
Sa nxënës me notën 5
93 nx. 26%
Sa nxënës me notën 5
83 nx. 23.85%
Sa nxënës me notën 4
50 14%
Sa nxënës me notën 4
79 22.70%
Sa nxënës me notën 3
53 15%
Sa nxënës me notën 3
67 19.25%
Sa nxënës me notën 2
5 2%
Sa nxënës me notën 2
4 1.12%
Sa nxënës me notën 1
153 43%
Sa nxënës me notën 1
112 32%
Nota mesatare
2.8
Nota mesatare
3.02
Në përgjithësi shkolla dalngadalë po plotëson kushtet për mbajtjen e mësimit dhe për aktivitete të lira. Shkolla jonë ka nevojë të ketë bibliotekën të pajisur me libra shkollore, lektura shkollore dhe me literaturë shtesë. Kështu kemi bërë një hap të mirë, ku me kontributin e prindërve kemi themeluar bibliotekën e shkollës përafërsisht me 900 libra. Shkolla jonë ka nevojë që të ketë kabinetin e fizikës, të kimisë, biologjisë. Kabinetin e informatikës, apo siç e quajmë ne “Klasa e gjuhës gjermane” e kemi pajisur me mjete të shumta të teknologjisë, si kompjuterë, grafoskop, TV, DVD, projektor, tavolina moderne, etj. Tani aty mbahet mësimi për lëndën e Teknologjisë, por edhe lëndët e tjera si dhe e shfrytëzojnë mësuesit dhe edukatoret.
Diku në javën e tretë të muajit prill përmes “Sofrës shtëpiake” kemi blerë lule dhe pisha për ta gjelbëruar ambientin e brendshëm të shkollës. Tani koridori i shkollës ka marrë një pamje shumë të bukur.
Në muajin maj kemi bërë nje test provues me nxënës të klasës së nëntë, ku këtij testi iu janë nënshtruar 98 nxënës duke treguar një sukses jo aq të kënaqshëm me një përqindje prej pothuaj 52 % të suksesit të kalueshmërisë.
Ndërsa në testin kombëtar të arritshmërisë 97 nxënës iu nënshtrohen testit duke arritur kalueshmërinë prej 49.9 %. Sipas shënimeve shkolla jonë mbetet në vendin e 16 në mesin e 38 shkollave që kanë marrë pjesë në test.
Gjatë muajit tetor të vitit 2011 filloi renovimi dhe izolimi i kulmit të shkollës.
Muajt shtator ,tetor dhe nëntor të këtij viti ishin muaj të trajnimeve të mësimdhënësve të shkollës sonë, si trajnimet nga USAID-i ashtu edhe trajnimet tjera.
Gjatë muajit tetor anëtarët e Këshillit të Shkollës së bashku me Komitetin Shkollor (KSHMDF) organizuan një aksion humanitar për të ndihmuar nxënësin e klasës së parë të shkollës sonë, Olti Obrazhda. Mbi 1700 euro iu dorëzuan familjes së Oltit.
KSHMDF- poshtu organizoi një aksion në gjëra ushqimore dhe në veshmbathje për familjet e varfëra, aksion që është nën ombrellën e Këshillit të Vullnetarëve në kuadër të QPEA-së.
Më poshtë në pika të shkurtra po japim disa aktivitete dhe suksese që e karakterizojnë vitin 2011 në shkollën tonë:
Kabineti i informatikës – klasa gjermane
Kabineti i informatikës – klasa gjermane Hapja e bibliotekës 900-1000 libra 8 nxënës në muajin qershor dhe korrik kanë shkuar jashtë shtetit ne seminare (5 në Turqi dhe 3 në Gjermani) 2 arsimtarë jashtë shtetit KSHMDF ka organizuar “Sofrën Shtëpiake” Ekologët e rinj, grupi letrar ”17 Shkurti”, “Matematikanët e rinj” grupi dramatik “Vitoreja” etj. kanë vazhduar aktivitetet në vazhdimësi. Bashkëpunimi nga muaji prill me USAID Nxënësi kanë marrë pjesë në gara në Kolexhin privat “Mehmet Akif” Në Zllakuqan- lojëra të ndryshme 30 nxënës Gara të organizuar nga Procredit Gjuhëtari i ri në nivel komunal Gara në matematikë në nivel komunal Gjelbërimi i shkollës me pisha dhe lule të ndryshme Karvani i poetëve ka qenë prezentuar në shkollën tonë para një numri të konsideruar të nxënësve, ku shkollës (bibliotekës) sonë i ka dhuruar një numër të konsideruar të librave Festa e abetares është mbajtur e përbashkët nga tri paralele e para, para më shumë se 100 prindërve Festa e 28 Nëntorit është kremtuar me një shfaqje modeste Rregullimi i kulmit në muajin tetor USAID i dhuroi shkollës sonë mjete të konkretizimit në vlerë të 1500 euro Terres de homes i ka dhuruar shkollës sonë topa futbolli, kapela, etj. Poashtu kjo organizatë gjatë verës ka mbajtur një kamping me fëmijët nga Ferizaj e rrethinë, kryesisht aktivitet social. Përgatitja profesionale e arsimtareve: një numër i konsiderueshëm i arsimtarëve janë në studime, pritet edhe një numër i konsideruar të përfshihen Stafi i shkollës trajnime, disa rrugës për tu bërë trajnerë Klasa e parafillores është ilustruar mrekullisht nga arsimtari i lëndës art figurativ, i ndihmuar edhe nga “Grupi i piktorëve të rinj”. Më pas me ndihmën e komunitetit është blerë një tep ison i dedikuar për fëmijë të vegjël. Klasa tani ka marrë pamje krejtësisht tjetër, me karakteristikat e klasës për fëmijët më të vegjël. Vlen të shtohet edhe një donacion nga një mësuese e shkollës sonë e cila klasës së parashkollorëve i dhuroi një TV dhe një DVD. Vlen të veçohet edhe një aktivitet i veçantë i grupit dramatik “Vitoreja” të udhëhequr nga dy arsimtarë të gjuhës, ku për javë të tëra dhe muaj të tërë janë duke përgatitur filmin dokumentar për dëshmorin e kombit, Vezir Jashari.Aktivitetet e lira te nxënësve
Nxënësit e shkollës sonë janë të përfshirë në seksione e aktivitete të lira, ku shprehin talentin në fushat përkatëse. Shkolla jonë përveç klubeve sportive në futboll dhe hendboll, ka edhe “Grupin e ekologëve”, “Biologët e rinj”, grupi i matematikanëve, grupin e letrarëve “17 Shkurti” si dhe grupin dramatik shumë aktiv “Vitoreja”.
Me rastin e 2 Prillit - Dita e Shkollës - grupi letrar “17 Shkurti” mbajti një orë letare, ndërsa grupi dramatik “Vitoreja” mori pjesë në programin të përgatitur për nder të kësaj date të rëndësishme, me dramë 30 minutëshe.
Po ashtu nga këto grupe u organizuan edhe shfaqje të tjera duke shënuar festat kombëtare, etj.
Angazhime të tjera
Shkolla jonë ka marrë konfirmimin se është fituese e njërit nga projektet e USAID, ku pritet që një klasë të bëhet me mjete të shumta të konkretizimit. Në kuadër të kësaj ka filluar një cikël i trajnimeve të mësimdhënësve të cilët me kalimin e kohës pritet të bëhen fascilitatorë, ku do të ligjërojnë para mësimdhënësve të shkollës sonë.
Poashtu në kuadër të PASH – në bashkëpunim me Gëte Institut, 3 nxënës kanë shkuar në Gjermani, ndërsa 5 të tjerë në Turqi. Shoqërimin - përcjelljen e këtyre fëmijëve e bënë dy mësimdhënës të shkollës sonë.
Nxënësit tanë morrën pjesë edhe në gara të ndryshme, si në kolegjin “Mehmet Akif”, mandej në garat e organizuara nga Procredit Bank në Prishtinë, në garat “Gjuhëtari i ri”, “Matematikanët e rinj”,etj.
Me datën 05.05.2011 ekologët e rinj organizuan një vizitë në Fabrikën e ujit në Pleshinë dhe në Bifurkacionin e Nerodimes.
Si ditë e veçantë në shkollën tonë është edhe ardhja e “Karvanit të Shkrimtarëve të Kosovës”, ku nxënësit e shkollës sonë kaluan më shumë se një orë çaste të bukura me shkrimtarët dhe poetët për fëmijë.
Mësueset e klasës së parë organizuan së bashku “Festën e Abetares”, ku para një numri të konsideruar të prindërve u shfq një progam i pasur nga nxënësit e klasës së parë. Me datën 29 qershor përafërsisht 40 fëmijë, nga klasa e II deri në klasën e VIII do të shkojnë në Zllakuqan të Klinës, për të marrë pjesë në lojëra në ujë që organizohen nga Procredit Bank Komiteti Shkollor për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës – ka bërë një punë të shkëlqyeshme. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, KSHMDF ka hapur 3 herë kutinë e së vërtetës si dhe ka organizuar “Sofrën shtëpiake”.
Përfundim Rregullimi i kulmit të shkollës; rregullimi i bustit të dëshmorit Vezir Jashari, rregullimi i oborrit të shkollës me gjelbërim; shtruarja e një pjese të oborrit me kubëza, rregullimi i një fontane; kabineti i biologjisë, i kimisë, i fizikës mbeten plane për të ardhmen sa i përket infrastrukturës dhe kushteve për një proces sa më të mirë mësimor. Sa i përket metodologjive të punës me nxënës presim që një pjesë e mësimdhënësve të trajnohen nëpër seminare të ndryshme, sidomos MKLSH. Arben Aliu _________ Drejtor i shkollës