Gjysmëvjetori i parë në vitin shkollor 2013-2014 në shkollën fillore “Vezir Jashari” në Ferizaj
Suksesi dhe aktivitetet e ndryshme
Fillimi i vitit shkollor, përgatitja higjieno-teknike dhe pajisja e shkollës me mjete mësimore
Gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor 2013-2014 filloi me kohë. Shkolla ishte e gatshme që nga dita e parë për të pritur pothuaj 815 nxënës të cilët do të ulen në bankat shkollore.
Shkolla punon me dy ndërresa: Ndërresa e parë fillon në ora 08:00, ndërsa përfundon në ora 12 e 20. Mësimi zgjat 45 minuta. Vetëm pas orës së dytë dhe të katërt nxënësit kanë pushim të gjatë nga 15 minuta. Në këtë ndërresë kemi klasët e VI, VII, VIII, IX si dhe një paralele të klasës së II.
Ndërresa e dytë fillon nga ora 12:40, ndërsa përfundon në ora 16 e 25. Mësimi zgjat 40 minuta. Vetëm pas orës së dytë dhe të katërt nxënësit kanë pushim të gjatë nga 15 minuta dhe pushimi i dytë 5 minuta. Në këtë ndërresë kemi klasët e I, II, III, IV dhe V.
Nga ora 09:30 deri në ora 15:15 kemi tri paralele të parafillores.
Me ndërrimin e orës (vjeshtore) orari i fillimit të mësimit ndryshon poashtu edhe kohëzgjatja e një ore mësimore. Ora zgjatë 40 min.
Nxënësit në përgjithësi janë të pajisur me libra dhe tekste mësimore. Shkolla jonë ka bibliotekën të pajisur me libra shkollore, lektura shkollore dhe me literaturë shtesë. Poashtu shkolla jonë ka në një farë formë kabinetin e teknologjisë dhe të informatikës dhe mund të improvizojë dicka edhe për kabinetin e biologjisë. Nevojë të domosdoshme kemi për kabinetin e fizikës, të kimisë, biologjisë.
Organet qeverisëse të shkollës
Këshilli Drejtues i Shkollës ka organizuar mbledhje në bazë të planit dhe programit të paraparë në planin vjetor të shkollës. Këtë gjysmëvjetor është bërë përzgjedhja e kryesisë së re e Këshilli Drejtues të Shkollës .
Si herave të tjera janë shqyrtuar shumë cështje për të mirën e shkollës.
Këshilli i nxënësve ka shqyrtuar një varg temash dhe probleme që ndeshen nxënësit e shkollës sonë:
- sjellja e nxënësve në orë të mësimit
- sjellja e arsimtarëve në orë të mësimit
- të drejtat dhe përgjegjësitë e nxënësve
- funksionimi i Komitetit Shkollor për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve
Funksionimi i organeve profesionale të shkollës
Këshilli i Arsimtarëve deri më tani ka mbajtur tri mbledhje. Në të tri mbledhjet janë shqyrtuar gjërat që kanë të bëjnë me procesin mësimor dhe mbarëvajtjen e punëve në shkollë. Poashtu janë diskutuar edhe një varg dukurish (negative) që u vërejtën tek nxënësit dhe mësimdhënësit.
Këshilli i Klasëve ka mbajtur tri mbledhje duke shqyrtuar planprogramin mësimor, vlerësimi, notimi, suksesi disiplina dhe vijueshmëria e nxënësve.
Poashtu kryetarët e aktiveve profesionale dhe kryetarët e Këshillit të Klasëve mbajtën një takim me drejtorin e shkollës. Një ndër pikat që vlen të theksohet në këtë takim është edhe fakti se u vendos që të kremtohet Dita e Pavarësisë- 28 Nëntori, si datë e vecantë këtë vit – 101 vjetori i Pavarësisë te kremtohet vetëm me orë letrare ne dy nivele për shkak se nxënësit janë të angazhuar në realizimin e dy filmave në nivel të shkollës.
Suksesi dhe disiplina e nxënësve
Shkolla fillore “Vezir Jashari” numëron gjithsejt 815 nxënës.
Në parafillore kemi 76 nxënës të shpërndarë në tri paralele. Në ciklin e ulët- niveli i parë, nga klasa I-V mësojnë 388 nxënës në 15 paralele. Nota përfundimtare e këtij cikli është 4.27. Në ciklin e lartë kemi 351 nxënës që vijojnë mësimin nga klasa VI – IX në 13 paralele. Nota mesatare e këtij niveli është 3.12.
Stafi i shkollës
Psikologia e shkollës deri tani ka bërë një punë shumë rezultative duke komunikuar me nxënësit, me prindërit, duke koordinuar punët me mësimdhënësit, kujdestarët e klasave dhe me drejtorin e shkollës.
Krijimi i rrethit psikologe – nxënës – prind – arsimtar ka funksionuar dhe si rezultat i kësaj nuk kemi përjashtuar asnjë nxënës apo suspendim te perkohshem nga shkolla. Megjithatë këtë gjysmëvjetor kemi pasur disa probleme me nxënës.
Sekretarja e shkollës- Gjatë këtij gjysmëvjetori ka bashkëpunuar në nivel të duhur me drejtorin e shkollës.
Sekretarja e shkollës me sukses ka bërë të për mbylljen e buxhetit të shkollës, gjegjësisht me barazimet e të hyrave dhe të dalurave. Mirëpo, mbetet shqetësuese fakti se buxheti i shkollës është shumë i vogël.
Sekretarja e shkollës plotëson me të dhënat që kërkohen në programin e SMIA-s. Ajo është e autorizuar për të plotësuar programin e SMIA-s.
Aktivitetet e lira te nxënësve
Permbledhje e shkurter e aktiviteteve per gjysmevjetorin e pare ne vitin shkollor 2013-2014
1. Seminari njeditor “Java kunder TBC-se” me dy grupe nxenesish me nga 15 nxenes secili grup
2. Hapja e ekspozites ne shkollen tone me punimet e Kosovisionit
3. Me rastin e 28 Nentorit ekspozite me punimet e nxenesve (vjersha, shkrime dhe vizatime)
4. Ore letrare nga niveli I dyte (klasat 6-9) nen udheheqjen e arsimtares Belgjyzare Imeri
5. Ore letrare nga tri paralelet e pesta nen udheheqjen e mesuesit Veli Sahiti
6. Realizimi i filmit “Gjyqi ndaj mesuesit” udhehequr nga arsimtari Zenel Shala
7. Realizimi i filmit - komedise “Ne jemi me te miret” udhehequr nga arsimtari Zenel Shala
8. “Te drejtat e nxenesve” – ligjerate per te gjitha paralelet nga klasa e VI – IX. Ligjerata u organizua ne kuader te Keshillit te Nxenesve te Shkolles (KNSH) dhe drejtorise se shkolles si dhe u implementua nga psikologia e shkolles, Selvije Mustafa.
9. Paralelja V-3 eshte shpallur ne mesin e 9 klasave me te mira ne Rajonin e Ferizajt ne projektin Kosovision, me shperblim prej 500 euro ne implementimn e projektit per kinon e shkolles.
10. “Ndhme Olti” - organizohet sofra shtepiake nga nxenesit e shkolles nen udheheqjen e Arta Gashi – mesuese, Valbona Sallahu Tasholli – mesuese,Selvije Mustafa – psikologe, Merita Rexhepi – mesuese dhe dhjetera nxenes. U organizuan dhe aktivitete ne qender te qytetit per mbledhjen e mjeteve per nxenesin e klases se trete te shkolles sone, Olti Obrazhdes, ku shuma e mbledhur mbi 3300 euro iu dorezuan prinderve te Oltit
11. Pas shume bashkebisedimeve dhe konsultave, drejtoria e shkolles nenshkruan marreveshjen dhe ripertrine kontraten me GETE – Institutin. Me kete rast u arrit edhe marreveshja qe 2 (apo 3) nxenes te udhetojne ne Gjermani ne seminar tre javor, si dhe dy te tjere te udhetojne ne Stamboll - Turqi ne seminar dy javor. Vlen te theksohet se qendrimi ne gjermani kap kosotn per nje nxenes ne vleren prej 3700 euro. Me ta do te udheton si percjelles edhe nje mesimdhenes. Nenshkrues i marreveshjes nga ana e shkolles eshte drejtori Arben Aliu, ndersa nga ana gjermane, GETE Institut eshte Jakob Konthrad.
12. Poashtu pas nje perkushtimi te vecante shkolla jone lidhi nje marreveshje te vecante ne forme te binjakezimi te shkolles sone me nje shkolle gjermane te qytetit Eppingen, me shkollen "Selma-Rosenfeld-" Realschule in Eppingen. Me kete rast ne qytetin Eppingen do te udhetojne 10 nxenes dhe nje mesimdhenes.
13. Realizimi i projektit ,,Siguria e nxënësve në komunikacion” organizuar nga Policia e Kosoves, ku pjesemarres ishin edhe nxenesit e shkolles sone. Me rastin e përmbylljes së projektit, në Qendrën e Kulturës në Ferizaj u organizua një ceremoni rasti, ku nxenesve pjesemarres iu shperndane certifikata.
14. Me rastin e 28 Shtatorit, dites se Deshmoreve te Komunes se Ferizajt, shkolla "Gjon Serreci"ne Ferizaj organizoi nje kuiz diturie ne lenden e historise, ku morren pjese nxenesit e 6 shkollave. Nxenesi nga shkolla jone, Mentor Rexhepi, nxenes i paraleles 9-1, zuri vendin e pare, me c'rast morri edhe shperblime simbolike.
Poashtu, per perfaqesim dinjitoz te shkolles sone, drejtoria e shkolles Mentor A. Rexhepi, i jep mirenjohje dhe nje shperblim simbolik.
15. 22 nxenes marrin pjese ne kursin – provimin e gjuhes gjermane falas (nje provim I tille eshte mbi 60 euro) tek Qendra e Gete Institut,ne Prishtine. Fatkeqesisht gjate kthimit me minibusin komunal perjetuam nje aksident komunikacioni ku patem lendime te lehta dhe diku diku me te renda, por pa rrezik jete dhe pa pasoja afatgjate.
Me poshte tabelari i suksesit ne dy nivelet te gjysmevjetorit I 2013 2014

suksesi_per_1-5dhe_klasen_6-9.xlsx | |
File Size: | 28 kb |
File Type: | xlsx |