VEZIR JASHARI - Flamuri
Vezir Jashari u lind më 2 prill të vitit 1975 në Gadish të komunës së Gjilanit. Në vitin 1978 familja e tij shpërngulet në Ferizaj. Në moshën 4 vjecare vdekja ia rrëmbeu të dy prindërit, ende pa i njohur mirë ata. Për Vezirin u përkujdesën xhaxhallarët e tij, të cilët e rritën, e shkolluan dhe e edukuan në frymën patriotike.
Në Ferizaj mbaroi shkollën fillore dhe të mesmen. Terri i robërisë që kishte kapluar Kosovën nuk e lejoi të vazhdonte studimet në Fakultet.
Demonstratat popullore dhe protestat që bëheshin në Kosovë ia kalitën trupin dhe shpirtin luftëtar Vezirit.
Me të dëgjuar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës u rreshtua menjëherë në krahët grupit luftarak të Rexhep Bislimit dhe shumë bashkëluftëtarëve të tjerë. Si ushtar i UÇK-së në vitin 1998 u takua për herë të parë me Komandant Çelikun. Artin e luftës e mësoi në Hoxhaj të Shqipërisë, ku nga ky vend u kthye i armatosur për të shpartallur çerdhet çetnike serbe që ishin vendosur në Malishevë e më gjërë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës tani ishte shtrirë në pjesën më të madhe të Kosovës. Betejat legjendare të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin pushtuar bisedat e diplomatëve dhe ishte bërë temë e ditës edhe në mesin e njerëzve të thjeshtë anembanë botës.
Formimi i Zonës Operative të Nerodimes e gjeti si komandant togu në Jezercin legjendar. Ai ishte vazhdimisht në ballë të luftës, andaj shokët filluan ta thërrasin “Flamur” dhe këtë emër e mbajti deri në fund të jetës së tij. Masakra e Reçakut e gjeti “Flamurin” në krye të detyrës, përballë forcave kriminale të ushtrisë serbe. 19 janari i vitit 1999, në Jezercin e epopejave plumbat e armikut qëlluan për vdekje Flamurin – Vezir Jasharin. Sikurse që flamuri ynë kombëtar nuk do të dorëzohet dhe do të valojë përgjithnjë, ashtu edhe gjaku i Vezirit do të jetë i freskët dhe do të jetë burim i jetës sonë dhe udhërrëfyes se si mbrohet dhe se si duhet të duhet atdheu.
Vezir Jashari tani është cdo ditë me ne, në jetën tonë, në punën tonë, në mësimet tona, në shpirtin tonë.
Ne do të jemi krenarë për emrin, lavdinë dhe veprën e dëshmorit Vezir Jashari.
Shënim :
Ushtria Çlirimtare e Kosovës lindi dhe u rrit me një shpejtësi marramendëse për një periudhë shumë të shkurtër, si në asnjë rast të luftërave çlirimtare botërore. Duke u bazuar në faktin se ajo bënte një luftë të drejtë për t’u çliruar nga një ushtri dhjetëra herë më e madhe në numër e shumë herë më e armatosur me armët më moderne të kohës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës fitoi përkrahjen dhe simpatinë e mbarë botës përparimtare liridashëse. UÇK-ja ishte aleate e NATO-s dhe e SHBA. Prandaj, lufta që bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte lufta më madhështore, ndërsa akti i flijimit të pjesëtarëve të saj ishte një heroizëm i pashoq.
Në kujtesën e brezave që do të vijnë, heroizmi i dëshmorëve të lirisë do të tingëllojë zëshëm si porosi jetësore se si duhet jetuar dhe si duhet vdekur , duke mos e bërë jetën vdekje të përditshme, por luftë dhe punë në shërbim të idealeve të lirisë e të atdheut.
Në kujtimin e brezave vend të merituar do të zë edhe Vezir Jashari, emrin e së cilit shkolla jonë e mbanë.