HISTORIKU I SHKOLLËS PËR VITIN SHKOLLOR 2009-2010
Në vitin shkollor 2009/2010 në shkollën e mesme të ulët “ Vezir Jashari ” në Ferizaj kishte 1113 nxënës të regjistruar (M-553 ; F-580) të cilët u sistemuan në 36 paralele të formuara nga klasa I-IX dhe 3 grupe me parashkollorë.
Më saktësisht: Në shkollën fillore nga klasa I-V janë formuar 18 paralele me gjithsej 544 nxënës të regjistruar (M-256 ; F-288). Në shkollën e mesme të ulët nga klasa VI-IX, poashtu janë formuar 18 paralele me 493 nxënës të regjistruar (M-235 ; F-288). Në parashkollor janë formuar 3 grupe me gjithsej 76 nxënës të regjistruar (M-42 ; F-34). Sa i përket stafit të punëtorëve, këtë vit shkollor janë të angazhuar gjithsej 60 punëtorë: Stafi arsimor 49 mësimdhënës, stafi teknik dhe administrativ - 11 punëtorë.
Procesi mësimor zhvillohet në dy ndërrime :
Ndërrimi i I-rë, klasa VI-IX-të prej orës 08:00 dhe
Ndërrimi i II-të, klasa I-V-të prej orës 12:40

Sukseset dhe aktivitetet
Shkolla fillore e mesme e ulët “Vezir Jashari” në Ferizaj, në vitin shkollor 2009/2010 ka të regjistruar nga parashkollorët deri në klasët e IX-të gjithsej 1113 nxënës (M-533 ; F-580). Gjatë këtij viti shkollor ishin të angazhuar gjithsej 60 mësimdhënës stafi arsimor dhe stafi teknik dhe administrativ. Për këtë vit shkollor, në veprimtarinë e shkollës kontribut pozitiv kanë dhënë :
-MASHT-i me shpërndarje gratis të të gjitha teksteve shkollore nga klasa 1-9-të ;
-Nga shkolla implementimi i uniformës për të gjithë nxënësit dhe stafin punues;
-Caritas i Luxemburgut, ka siguruar një mini projekt në vlerë 3.000 €, ku jemi pajisur me : 3 llaptop dhe 3 projektor për konkretizimin e mësimit;
-Ndërtimi i kopshtit shkollor me angazhimin e sukseshëm të klasës V-2 dhe projektit të realizuar nga “Kosovision-Contest” me 500 € dhe 6 kompani kanë dhuruar mjete në vlerë prej 720 € si: Libraria “Libri”, “Berisha Company” , “Foto Ardi”, Diagnostika “Pleura”, NTP “Hit Shoes” dhe NTP “Agrokop”-Shtime me si dhe “ETC” duke mbuluar shpenzimet e koktejit për Ditën e Shkollës – 2 prill 2010 etj.
-Nga Komuna- Drejtoria e Administratës për nevoja të shkollës ka dhuruar 3 kompjuter të përdorur. Gjithashtu këtë vit shkollor për nxënësit e shkollës nga ekipet e mjekëve janë realizuar ligjerata për ndihmën e parë, parandalimin e sëmundjëve ngjitëse, shëndetin oral dhe dukuritë devijuese në shoqëri.
*RTK, më 18.12.2009, ka transmetuar mbi 20 minuta program televiziv për zhvillimin dhe suksesin e nxënësve në aktivitetet mësimore.
-Në programin e MKLSH-së realizuan nga KEC-i, u çertifikuan 4 mësuese; një mësimdhënës në seminarin dyditor për të Drejtat e Njeriut, seminari njëjavor për dy arsimtaret e gjuhës gjermane etj. Vizita më 15.12.2009 e dy përfaqësuesve të Ambasadës Gjermane Johanna Nusse – këshilltare dhe eksperte e arsimit per gjermanisht dhe Samira Hajzeri- zyrtare, të shoqëruar nga Luan Sahitaj zyrtar i MASHT-it, të cilët prezantuan projektin për Gjuhën Gjermane- përparësit dhe ndihmat e përfituesve të projektit. Pas kësaj vizite dhe vizitës së disa shkollave në nivel të Kosovës,në muajin Mars 2010, shkolla “Vezir Jashari” njoftohet se është përzgjedhur në grupin e 4 shkollave për pilot programin Iniciativa “ Shkollat partnere të së ardhmes” nga Goethe Institut. Në vazhdimësi fillon bashkëpunimi meqë rast më 7 maj 2010, përfaqësuesit e Ambasadës gjermane viztojnë shkollën me qëllim të monitorimit të punës së shkollës duke prezentuar në orë të mësimit të gjuhës gjermane, gjuhës angleze, matematikë, fizikë dhe gjeografi. Tutje më 21 maj 2010 nga ekspertja e arsimit për gjermanisht Johanna Nusse, shkolla njoftohet se është shkolla e vetme publike e Kosovës, që është përzgjedhur në këtë projekt bashkë me shkollën private “Mileniumi” të Prishtinës. Në këtë takim u kërkua që për vitin shkollor 2010/2011 të formohet edhe një paralele pilot në klasën e parë ku do të mësohet edhe gjuha gjermane. Si vitet e kaluara edhe këtë vit bashkëpunimi arsimtar-nxënës në shkollë ka qenë mjaft i lartë dhe i suksesshëm. Grupet e aktiviteteve të lira, të formuara që më parë, më 02.04.2010 në kremtimin e Ditës së Shkolles , që u organizua në Shtëpi të Kulturës “Hivzi Sylejmani” në Ferizaj, shfaqën një program kulturoro-artistik të pasur me vlera kombëtare. Aktivitete dhe suksese të tjera ishin edhe këto:
-Vizita më 6 maj 2010, nga Erik Luis dhe Zhan Klod, dy inspektor francez të arsimit të shoqëruar nga 23 inspektor të Kosovës, të udhëhequr nga drejtori i inspektorit Defrim Gashi me bashkëpunëtorë dhe udhëheqësi i Sektorit të inspekcionit në Ferizaj, Prenk Gashi. Monitorohen 9 orë të mësimit, (Niveli i dytë kl. VI-IX, në 4 orë ndërrimi i paraditës, dhe niveli i parë kl I-V në 5 orë, ndërrimi i pasdites).
-Më 03.04.2010 pjesmarrja me 4 nxënës në garat e gjuhës angleze në nivel të Kosovës mbajtur nga Kolegji “Mehmet Akif” në Banullë
-Më 17.04.2010, pjesmarrja me 2 nxënës në garat e kimisë , ku nxënësi Nesim Kuqi VIII-1 radhitet në grupin e 10 nxënësve më të mirë në nivel të Kosovës. -Më 11.05.2010, vizitë të kopshtit shkollor, nga Z. Katerina Washington nga Zvicra- udhëheqse e projektit Kosovision, e shoqëruar nga koordinatorja e projektit Z. Ardita Hima nga KEC-i, Prishtinë.
-Më 17.05.2010, organizuar nga Policia e Kosovës, mbahet testi dhe garat me temën “Siguria nënkupton jetë”, për nxënësit e dalluar të klasës së VI-të. -Më 29.05.2010, për 126 nxënës të klasave të IX-ta, është mbajtur testi provues i arritshmërisë i hartuar nga aktivet profesionale të shkollës.
Suksesi i përgjithshëm i dy niveleve të arsimit ishte: 997 nxënës pozitiv,apo 98%. Niveli i parë ka treguar 100% sukses pozitiv,kurse niveli i dytë 96%.
Përveç mësimit të rregullt si çdo vit, edhe këtë vit ishin organizuar dhe zhvilluar edhe format tjera të aktiviteteve mësimore dhe të lira në grupe dhe seksione; *Grupi dramatik “Vitoreja” për nder të 28 Nëntorit Ditës së Flamurit ka përgatitur dramën “Moti i Madh”.
*Për nder të Ditës së Shkollës- më 02.04.2010 dramën “Fillimi i fundit” e ka shfaqur në Shtëpi të Kulturës "HivziSylejmani”.
*Grupi letrar “17 Shkurti” ka mbajtur 4 orë letrare dhe ka organizuar ekspozita me punimet e nxënësve. Grupi i artit poashtu ka eskpozuar punimet e veta.
*Komiteti Shkollor Mbi të Drejtat e Fëmijëve (KSHMDF), më 26.03.2010 ka organizuar dhe ka mbajtur në lokale të shkollës, Sofrën Shtëpiake. Meqë rast mjetet e grumbulluara janë dorëzuar në nivel komunal rasteve të fëmijëve-nxënësve me nevojë. Aktivitete kanë zhvilluar edhe grupi muzikor, sportiv etj.
Ndërsa në garat me shkrim për ese më të mirë, e zuri vendin e dytë në nivel të Kosovës dhe u çertifikua- Rina Baftiu, nxënëse e klasës IX-të, më 20.12.2009. Kurse Endrit Mehmeti nxënës i klasës se IX-të me punimin e tij në art figurativ në nivel të Kosovës i jepet: Çmimi më i mirë
Në Festivalin “Fëmijët e gëzuar” mbajtur më 03.12.2009 kanë marrë pjesë dhe janë shpërblyer këta nxënës:
Egzona Tahiri kl. V-2 me dy çmime; për paraqitje skenike dhe çmimin e publikut.
Etleva Xhakli kl. II-2 me vendin e parë dhe
Tringa Beqiri kl. I-4 me çmimin e parë