Historiku i shkollës për vitin 2007-2008
Shkolla e re e themeluar me vendimin e MASHT-it,
Nr.11 26/01-B
filloi procesin mësimor më 1 shtator 2007. Në bazë të vendimit të MASHT-it,
Nr.80/01, të datës 16prill 2008, u bë emërtimi I shkollës ne emrin e dëshmorit–VezirJashari.
Drejtori i shkollës ishte përzgjedhur z.Ahmet Gajtani .
Në fillim të vitit shkollor ishin regjitruan 1069 nxënës, të cilët u sistemuan
më 41 paralele të formuara, ku mesatarisht janë 26 nxënës në paralele. Në
mungesë të lokalit nuk është organizuar mësimi për fëmijtë parashkollor.
Numri i nxënsëve në shkollën fillore nga klasa I-V, ishte
gjithsej 564 nxënës të regjistruar,(M-276; F-288). Në shkollën e mesme të ulët
nga klasa VI-IX, ishin 22 paralele me gjithsej 505 nxënës të regjitruar, (M-263,F-242).
.
Procesi mësimor është zhvilluar në tri ndërrime. Sa i përket vlersimit të nxënësve
në fund të këtij viti shkollor 2007/2008, kemi këto të arritura ;
Nota mesatare e klasave I-V ishte 4.40
Nota mesatare e klasave VI-IX ishte 3.82
Me këto të arritura , nota mesatare e shkollës “Vezir Jashari” në fund të vitit shkollor 2007/2008 ishte
4.16. Përveç mësimit të rregullt gjatë vitit shkollor 2007/2008, në bazë të dhënave ekzistuese të shkollës, nuk ka munguar interesimi dhe angazhimi në aktivitete
të lira dhe të mësimit plotësues e shtues. Ndër aktivitetet e lira u dalluan këto grupe: grupi muzikor, grupi i
artit figurativ,grupi i recitatorëve, grupi letrar dhe grupi dramatik.
Me formimin e ketyre grupeve gjatë këtij viti shkollor ishin organizuar dhe
shfaqur programe festive për nder të ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës
– 17.02.2008, për nder të ditës së Mësuesit 7 Marsin, mandej për 8 Marsin-ditën e Gruas, si dhe me rastin e emërtimit të
shkollës “Vezir Jashari” 16.04.2008.
Poashtu, nga nxënësit me ndihmën e arsimtarëve ishin organizuar ekspozita me
punime figurative, punime të shkruar në poezi dhe prozë dhe janë mbajtur gara në
lëminë e sportit, gara të diturisë për
disa lëndë mësimore në mes të klasave.
Vit shkollor 2007/2008, si viti i parë i procesit mësimor të shkollës së mesme
të ulët “Vezir Jashari”, ishte me të arritura të duhura dhe mjaft të
suksesshme. Testi i arritshmërisë për nxënësit e klasave të IX-ta është mbajtur
më 20.06.2008, ku testit iu nënshtruan 82 nxënës.
AKTIVITETET DHE SUKSESET E SHKOLLËS SONË NË VITIN SHKOLLOR 2007/2008